Home LAJME Osmani: Nuk janë ndarë postet

lajme-bujar_osmani_989372626

Bisedimet për formimin e qeverisë së re janë afër fundit.
Sipas zëdhënëist të BDI-së,Bujar Osmani, programi politik që ka BDI do të përfshihet në atë të qeverisë së re.

Osmani i ka cilësuar si spekullime zërat që q1arkullojnë në media, spas së cilave Izet Mexhiti do të jetë zëvendëskryeministër, Hazbi Lika ministër i Ekologjisë dhe që në vend të “Mbrojtjes” BDI-së do ti jepet Ministria e Punës dhe Politikave Sociale.

“Ne ende nuk kemi përfunduar fazën e ndarjes së posteve. Kështu që nuk e dimë se cilat ministri do të udhëheqë BDI-ja dhe cilat VMRO-ja. Janë në përfundim e sipër. Pjesa dërmuese e kësaj ndarje është përfunduar, por mbetet edhe një ditë, dy, derisa të përmbyllet plotësisht kjo ngjarje. Pastaj pas kongresit do të caktohen emrat për çdo ministri. Deri në këtë fazë nuk është diskutuar për asnjë emër që do të menaxhojë me ndonjë institucion”, tha Bujar Osmani