Home LAJME Osmani: Jemi optimist për zgjidhjen e emrit deri në shtator

lajme-bujar_osmani_989372626

BDI është optimiste se çështja e emrit mund të zgjidhet deri në samitin e shtatorit. Zëdhënësi i partisë, Bujar Osmani e cilëson hipotetike deklaratën e ish ministrit të jashtëm Antonio Milloshoski, se zgjidhja nuk mund të arrihet deri në Samitin e NATO-s. Përkundrazi për Osmanin periudha aktuale post-zgjedhore është ideale për angazhimin e faktorit ndërkombëtar për t’u ulur palët në tryezën e negociatave, shkruan Alsat-M.

-Ne mbesim optimist se duhet shfrytëzuar kjo periudhë të cilën ne e konsiderojmë si ideale me qëllim që palët të ulen dhe gjejnë një zgjidhje me qëllim që në Samitin e NATO të marrin ftesën për anëtarësim… Rol të rëndësishëm tani duhet të luaj pala e tretë, në këtë kontekst faktori ndërkombëtar për t’i ftuar krerët shtetëror të dy shteteve, për t’i ulur në tavolinë dhe për të futur presion deri në gjetjen e një kompromisi të përbashkët”, deklaroi Bujar Osmani, zëdhënës i BDI-së.

Ndërkohë në një deklaratë të dhënë, Antonio Milloshoski, në kohën kur kanë mbetur edhe 3 muaj deri në Samitin e NATO-s në Kardif, tha se koha është shumë e shkurtër për të arritur zgjidhje. Nga ana tjetër Milloshoski pranoi se rreth kësaj çështjeje ka dallime të mëdha me BDI-në, pasi partia shqiptare më shumë është e shqetësuar për kornizën kohore se sa për cilësinë e zgjidhjes.

Nga ana tjetër, njohësit e marrëdhënieve ndërkombëtare i cilësojnë si lojëra politike deklaratat e tilla të dy partive në pushtet VMRO dhe BDI. Ata thonë se as Shkupi dhe as Athina nuk po shfaqin vullnet për kapërcimin e problemin e emrit.