Home LAJME Operacion antidrogë, arrestohen katër persona

auto_droge41481623424-620x330

Policia ka shkatërruar një narko grup i cili ka arritur të kontrabandojë 40 ton marijuanë nga Shqipëria në Maqedoni. Siç thuhet në deklaratën e MPB, grupit përbëhej nga dy shtetas të Maqedonisë dhe dy shtetas të Shqiptarisë që në shkurt nëpër ujërat e liqenit me motoskaf kanë kontrabanduar sasi të mëdha të marijuanë në Maqedoni. 

Siç njoftohet SPB Ohër ka privuar nga liria K.H (48) nga Struga dhe S.A (34) nga Shkup. Kundër të dyve, si dhe kundër dy shtetasve shqiptar S.S.D (43) dhe A.Q (44) te Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar është parashtruar kallëzim penal për veprën penale “prodhim të paautorizuar dhe lëshim në qarkullim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekusorë”.

Në bazë të hetimit të zbatuar është vërtetuar se K.H së bashku me S.A në shkurt të këtij viti organizuan furnizimin me marijuanë në Pogradec të Shqipërisë, ku K.H së bashku me dy shtetasit shqiptarë S.S.D dhe A.Q, organizuan që ajo të bartet nga Shqipëria në Maqedoni në ujërat e Liqenit të Ohrit.

Siç njoftoi MPB-ja, aksioni është realizuar në bashkëpunim me shërbimet kompetente për luftë kundër drogës në Shqipëri dhe Greqi.