Home LAJME Oda Ekonomike: Ndërtimtaria degë udhëheqëse afariste, priten rezultate edhe më të mira

132587624

Projektet e paralajmëruara qeveritare, posaçërisht në pjesën e infrastrukturës, sivjet në mënyrë plotësuese do ta përforcojnë ndërtimtarinë e cila momentalisht është një prej degëve udhëheqëse afariste, me rritje më të madhe, dhe shtysës i ekonomisë vendore.

Siç u tha sot në konferencën për shtyp në Odën Ekonomike, pritet rritje e numrit të të punësuarve jo vetëm në kompanitë e mëdha ndërtimroe, por edhe në ato më të voglat të cilat më së shpeshti janë të angazhuar si nënrealizues.

“Është evidente se krijojmë kuadër i aftësuar për realizim të projekteve të mëdha infrastrukturore që deri më tani nuk ishte rast. Kompanitë tanimë disponojnë edhe me pajisje bashkëkohore, në nivel shumë të lartë teknik. Për shkak të projekteve të paralajmëruara, ndërtimi i autostradave Shkup – Bllacë dhe Gostivar – Kërçovë, si dhe rehabilitimi i rrugëve Koçan – Dellçevë, Shtip – Milladinoc, Kumanovë – kufiri bullgar,…, prej të cilëve një pjesë janë filluar, ndërsa të tjerat së shpejti do të fillojë, presim ndoshta edhe importimin e punëtorëve nga vendet e huaja”, theksoi kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë Andrea Serafimovski.

Sipas tij, nuk pritet ulje e intensitetit të ndërtimit edhe krahas asaj që vendin e pret periudhë parazgjedhore, ndërsa trendi i shënuar negativ i aktiviteteve ndërtimore të Maqedonisë jashtë janë kryesisht rezultat i angazhimit të madh në shtëpi.

“Rritja e ardhshme dhe rritja e aktiviteteve të cilat posaçërisht priten sivjet do t’i sjellë zhvillim edhe më të madh ndërtimtarisë. Posaçërisht gëzon fakti se firmat vendore realizojnë projekte komplekse me resurse personale”, nënvizoi Serafimovski, duke shtuar se nuk ka paralajmërime për lirim të materialeve ndërtimore.

Duke iu referuar të dhënave të fundit statistikore, Marija Petroska nga Oda Ekonomike theksoi se ndërtimtaria shënon rritje në të gjithë segmentet: ndërtim i ulët dhe i lartë, infrastrukturë, ndërtim i banesave,…Është rritur edhe pjesa në BPV, nga 4,9 për qind në vitin 2008 në 6,4 për qind në vitin 2014. Në vit ndërtohen nga rreth 5.500 deri në 6.000 banesa, ndërsa shumë pak prej tyre mbeten të pablera. Në tre muajt e parë të vitit ndërtimtaria ka realizuar 35,4 milionë denarë që është rritje prej 11,7 për qind në krahasim me vitin 2014.

“Kompanitë e mesme dhe të mëdha në formimin e BPV-së për ndërtimtarisë marrin pjesë me rreth 90për qind dhe punësojnë mbi 75 për qind nga të punësuarit në sektor”, theksoi Petroska.