Home LAJME “Nxehet” linja telefonike “Alo doktor”, deri më tani 43.177 thirrje

alo-doktore

Në linjën telefonike për këshilla mjekësore “Alo doktor”, nga 15 shtatori i vitit të kaluar e deri më dje, janë paraqitur 43.177 persona.

Nga Shtëpia e Shëndetit Shkup njoftuan se nga 13 korriku e deri më 19 korriku për këshillë mjekësore në linjë ka pasur 1.113 thirrje.

Linja është e hapur çdo ditë 24 orë me qëllim që të mundësohet konsultim i menjëhershëm mjekësor në momentin e paraqitjes së çfarëdo lloj simptomave të çrregullimit të shëndetit. Njëzet e dy mjekë janë në dispozicion për këshillë mjekësore, ndërsa paraqitjet janë nga qytetarë nga të gjithë qytetet e Maqedonisë.

Të gjithë këtyre personave të cilët janë paraqitur në linjën telefonike “Alo doktor” u është dhënë ndihmë adekuate mjekësore përmes këshillës shëndetësore dhe terapisë adekuate simptomatike. Paraqitjet në javën e fundit janë me spektër të gjërë të simptomatologjisë më të ndryshme, më së shpeshti për dhimbje koke, viruse stomaku, tension të lartë gjaku dhe dhimbje simptomatike.

Për shkak të temperaturave të larta në linjë më së shpeshti paraqiten qytetarë për këshilla dhe rekomandime të lidhura me motin e nxehtë, për këshilla për pickime nga insekte, mbrojtje nga dielli dhe këshilla rreth terapisë për sëmundje kronike.