Home LAJME Numri i të vdekurve në zjarrin në Grinfell tauer të Londrës rritet...

298994

Numri i personave të vdekur në zjarrin në ndërtesën e Londrës Grinfel është rritur në 17. Një numër i madh llogariten të zhdukur, ndërsa shefi i shërbimit të zjarrfikësve paralajmëroi “javë” për të kërkuar në ndërtesë.

“Do të jemi realë, ky do të jetë një proces i gjatë”, deklaroi Deni Koton, shef i zjarrfikësve të Londrës. Koton tha se zjarrfikësit nuk mund të hyjnë në disa pjesë të ndërtesës, e cila ka 24 kate, për shkak të pasigurisë.

Shefi i policisë së Londrës, Strujard Kandi deklaroi se pritet që numri i të vdekurve të rritet.

“Tridhjetë e shtatë njerëz ende janë në spital, nga të cilët 17 janë në gjendje kritike”, deklaroi Kandi. Ai nuk u përgjigj për arsyet për përhapjen e shpejtë të zjarrit, që sipas një pjese të banorëve dhe ekspertëve, është e mundur të jetë për shkak të materialeve ndërtimore me cilësi të ulët gjatë rindërtimit.

Kandi deklaroi se prioritet e kanë identifikimin dhe locimin e atyre që llogariten të zhdukur dhe shtoi se çështjet për sigurinë e ndërtesës do të shqyrtohen gjatë hetimit për arsyet për zjarrin.

Shërbimi i zjarrfikësve kumtoi se te objekti ka 60 zjarrfikës dhe tetë inxhinierë, ekspertë për përballje me pasojat.