Home SPORT Nuk kanë fund telashet për Milanin, mund të ndryshojë pronar në shkurt

Telashet e Milanit nuk kanë fund. Kuqezinjtë nuk arrijnë të gjejnë qetësi si në fushën e lojës ku janë shfaqur larg pritshmërive, ashtu edhe jashtë saj, ku nuk kanë fund zërat për dyshime rreth kapaciteteve financiare të pronarëve kienzë.

Gazeta “Repubblica” tregon se brenda 40 ditëve të ardhshme do të mësohet nëse Jonghong Li është në të vërtetë i pasur apo thjesht merr kredi pas kredie për të mbuluar shpenzimet e tij për bizneset dhe klubin.

Brenda datës 26 shkurt, ai duhet t’i paguajë fondit “Elliot” te i cili ka marrë një hua të konsiderueshme, një shifër prej 16 milionë eurosh. Kjo shumë përbën pagesën e këstit të fundit për rritjen e kapitalit fillestar të klubit, me pak fjalë borxhit që u mor për të bërë merkaton e yjeve në verë.

Nëse Li nuk e paguan këtë shifër brenda datës së caktuar, fondi “Elliot” mund të vendosë në zbatim klauzolën e mospërmbushjes së detyrimeve financiare dhe të marrë në pronësinë e vet Milanin, siç parashikohet në marrëveshjen e nënshkruar nga palët.