Home LAJME Nuk kalojnë propozim-ndryshimet e VMRO-së në Ligjin për prokurorë publik

Sobranie-izbor-vlada-zaev-sdsm-2-520x312

Shumica parlamentare ka  hedhur poshtë propozim ndryshimet e VMRO-DPMNE-së në Ligjin për prokurorë publik. VMRO-DPMNE ka propozuar që me procedurë të shpejtë të miratohen ndryshimet në Ligjin për prokurorë duke kërkuar kështu që Kryeprokurori publik të jetë propozim i opozitës si dhe zgjedhja e tij të bëhet me 2/3 e votave.

Deputeti i VMRO-së, Ilija Dimovski deklaroi më herët se nëse nuk pranohet propozimi për të bërë këto ndryshime me procedurë të shkurtuar, ata do të propozojnë ndryshimet edhe në procedurë të rregullt.

Për ndryshimet në Ligjin për prokurorë votuan 40 deputet, 60 të mazhorancës votuan kundër dhe një deputet votoi i përmbajtur.

Antonio Milloshoski nga VMRO-DPMNE kërkoi me procedurë të shkurtuar të shqyrtohet propozim ligji për shlyerjen e taksës radiodifuzive. Në propozimin e tij, Milloshoski u mbështet në politikanët e LSDM-së, të cilët para zgjedhjeve kërkuan shfuqëzimin e këtij ligji por edhe ky propozim u refuzua nga mazhoranca.