Home LIFESTYLE Notat e Shqipërisë në mediat italiane

Portali “Tuttomercatoweb” noton lojtarët e Kombëtares shqiptare ndaj Maqedonisë.
Berisha 6,5 – E fillon keq, me një gabim të vogël të cilin e korrigjon shpejt. Pastaj penalltia, qartësisht është një lotari. Por kur mundet, i shpëton të tijtë me ndërhyrje të mira.
Hysaj 6 – Jep gjithmonë siguri, si të jetë mbrojtësi i krahut i zakonshëm, apo sidomos si qendërmbrojtësi i tretë . Me eksperiencë, ndonëse ka vetëm 23 vjet.
Ajeti 6 – Është gjithmonë i vëmendshëm në mbyllje dhe detyron gjithmonë maqedonasit që maksimumi të gjuajnë nga jashtë zonës.
Mavraj 5,5 – Shumë i rrëmbyeshëm, nëse entuziazmi kalon në eufori, bëhet i dëmshëm. I çrregullt.
mavraj
Roshi 6,5 – Me një goditje të bukur me kokë që gjen të papërgatitur portierin, kalon momentalisht në avantazh të tijtë. Por pastaj shkakton penalltinë që sjell barazimin përfundimtar, një njollë e mbrëmjes së tij.
Lila 6 – Dy iniciativa interesante sidomos në pjesën e parë, kur është i vetmi që i krijon probleme mbrojtjes së vendasve.
Kukeli 5 – Gabon shumë, shumë pasime, shpesh edhe në mënyrë banale. Nuk është i përqednruar
Nga 46’ Basha 5,5 – Nuk ndikon kur ka mundësi. Ndonëse është më i freskët, ka vështirësi të bëjë presing në mesfushë.
Agolli 5,5 – Jep më pak në rolin si i avancuar, përshtatet si të mundet, por nuk ia del.
Nga 74’ Memolla, pa notë
Llullaku 5 – Mungon plotësisht, dhe në ato pak herë që është, gabon. Aq sa në fundin e pjesës së parë, Panuçi e lë në dhomat e zhveshjeve.
Nga 46’ Memushaj, 7 – Ai është njeriu që ndryshon ndeshjen. Që në momentin që hyn në fushë, Shqipëria sulmon gjithmonë në të majtë falë ndërhyrjeve dhe shpërthimeve të ish-futbollistit të Peskarës, i cili lë shenjën e tij edhe në golin e 1-0.
Hyka 5,5 – Përveç ndonjë diagonaleje të mirë, nuk shihet edhe aq. Mund të ndikonte më shumë, duke parë kundërshtarin që kishte përballë.
Sadiku 6 – Ai është më i rrezikshmi përpara, por shumë shpesh nuk shërbehet mirë. I mungon “buka”