Home LIFESTYLE Njëri grup i Lëvizjes BESA me Thaçin njëri grup me Selën –...

Një foto që ka filluar të shpërndahet me të madhe në rrjetët sociale, ku portali “Zhaba.tv” e ka shpërndarë e para këtë foto, ku shihet bashkarishtë në një tavolinë drekojnë Adnan Ismaili, Menduh Thaçi dhe profesori Ismail Bardhi. Takimi i tyre është zhvilluar muaj më parë tek kryetari i PDSh-së Menduh Thaçi. Dilemat që kanë filluar të qarkullojnë janë shumë të “habitshme”, duke pyetuar se “mos vallë në këtë tavolinë është përgaditur puçi brenda Lëvizjes Besa”. Takimet e tyre siç duket nuk kanë qenë të rastësishme, ashtu siç kanë qarkulluar zëra që para zgjedhjeve lokale ka pasur ndonjë marrëveshje eventuale në mes Menduh Thaçit dhe Adnan Ismailit për të kontrolluar Lëvizjen Besa dhe për t’i “falur” ndonjë komunë të pa merituar Menduh Thaçi.

Ende asgjë nuk ka zyrtare nga ky takim dhe siç mund të kuptohet është realizuar larg syve të opinionit, ndoshta edhe për ta krijuar gjithë këtë rrëmuj brenda Lëvizjes Besa, ku me 6 janar debati i brendshëm i kësaj partie politike shpërthej në opinion për shkaqe ende shumë të pa qarta për njerzit.