Home LAJME Një person e humbi jetën, ndërsa katër janë lënduar në një aksident...

aksident

Një person e humbi jetën, ndërsa katër janë lënduar në një aksident të rëndë trafiku që ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21 në rrugën Manastir-Demir Hisar.

Zëdhënësja e SPB Manastir, Magdalena Dimitrovska njoftoi se deri te fatkeqësia ka ardhur gjatë përplasjes së automobilit të tipit “mercedes 200″ dhe një automjeti transportues “Tam 80 T”. Në aksident e ka humbur jetën shoferi i automobilit 42 vjeçari Sasho.P nga Manastiri.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer prokuroi publik dhe ekipet të SPB Manastir. Që të konfirmohen shkaqet për vdekjen e 42 vjetarit nga Manastiri Sasho.P, do të bëhet autopsi e trupit.

Për shkak të aksidentit rrugor, mbrëmë në periudhën prej orës 21:20 deri në orën 23:50 komunikacioni në rrugën Manastir-Demir Hisar u mbyll për komunikacion për të gjitha automjetet transportuese.