Home LAJME Nga pasditja deri të enjten priten valë të lagështa dhe jostabile ajrore

moti

Prej sot në orët e pasdites deri te enjten paradite pritet që rajoni ynë të jetë nën ndikim të valëve të lagështa dhe jostabile ajrore, kumtoi Drejtoria për punë hidrometeorologjike.

Do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm i vranët me periudha dielli por edhe me reshje të përkohshme lokale të shiut. Vende-vende do të ketë edhe vranësira jostabile me reshje të përkohshme të shiut dhe bubullima, sidomos më të rrëmbyeshme do të jenë reshjet të martën dhe të mërkurën.

Në pjesët jugore të vendit pritet të reshin mbi 30 l/m2 shi. Temperatura e ajrit do të bie për 5 deri në 6 gradë. Nga e enjtja në orët e pasdites pritet sërish stabilizim dhe ngrohje e motit.

Temperatura nesër do të lëvizë prej 13 deri në 26 gradë. Të mërkurën temperatura e mëngjesit do të jetë prej 7 deri 13, ndërsa e ditës prej 17 deri 23. Temperatura e mëngjesit të enjten do të lëvizë prej 5 deri 11 gradë, ndërsa e ditës prej 20 deri në 26 gradë.