Home LAJME Nexhat Agollin BDI e solli pa emër e mbiemër

Pas një zvarritjeje disa vjeçare, përmendorja 5 metërshe e atdhetarit Nexhat Agolli , punuar nga skulptori Ismet Ramiçeviç u vendos në Sheshin Maqedonia, aty ku dhe ishte paralajmëruar. Megjithatë ndryshe nga rastet e tjera kur janë vendosen përmendoret e “Shkupit 2014”, përmendorja e Nexhat Agollit nuk ka emër dhe mbiemër

Më në fund u vendos në sheshin e Shkupit edhe përmendorja e Nexhat Agollit.

Pas një zvarritjeje disa vjeçare, përmendorja 5 metërshe e atdhetarit Nexhat Agolli , punuar nga skulptori Ismet Ramiçeviç u vendos në Sheshin Maqedonia, aty ku dhe ishte paralajmëruar, transmeton “Lajm”

Megjithatë ndryshe nga rastet e tjera kur janë vendosen përmendoret e “Shkupit 2014”, përmendorja e Nexhat Agollit nuk ka emër dhe mbiemër.

Edhe në bronz, Agoilli, të cilit akoma nuk i dihet varri gjendet në një ambient jo të volitshëm. Aty ka plot cara e mbretër të Serbisë e Bullgarisë dhe plot heronj të Maqedonisë. Në krahë ka Goce Dellçevin me kalë, por ka edhe Lekën e Madh.

Përveç përmendores së Agollit rreth Qendrës së Shkupit pritet të vendosen edhe ajo e Pjetër Bogdanit që është paraparë të vendoset në “Parkun e gruas” përballë Parlamentit të Maqedonisë, dhe ajo e Josif Bageri që pritet të vendoset para teatrit të Vjetër.

Kërkesa për realizimin e tyre në kuadër të projektit “Shkupi 2014” ishte dorëzuar nga BDI që në muajin qershor të vitit 2008-të. Përmendoret u paralajmëruan se do të vendoseshin në qendër të qytetit gjatë nëntorit të vitit 2010, megjithatë kjo nuk ndodhi.

Të tri përmendoret janë nga 5 metra të larta dhe kanë kushtuar nga rreth 70 mijë euro.

Nexhat Agolli lindi më 9 qershor 1914 në Dibër të Madhe dhe u vra më 28 prill 1949. Studimet e jurispodencës I kreu në Romë me notë të shkëlqyer dhe emërohet asistent në Fakultetin e Drejtësisë në Romë, ishte aktivist gjatë Luftës së II-të Botërore, politikan, nënkryetar i qeverisë së Republikës Socialiste të Maqedonisë dhe Ministër i Punës dhe Politikës sociale.

I njohur në historinë e shqiptarëve të Maqedonisë për veprimtarinë e tij, kundër doktrinës së shenjtë serbe, për të cilën veprimtari edhe torturohet më 1949, përderisa ishte në funksion të nënkryetarit të qeverisë së Republikës së sapoformuar Socialiste të Maqedonisë.

Rreth natës në mes 27 dhe 28 prillit ë vitit 1949, pas torturave shtazarake që zgjatën rreth 12 ditë, agjentët e federatës nga Beogradi vendosin ta vrasin në njërën nga qelitë e burgut të Shkupit. Varri I Agollit akoma nuk dihet saktësisht se ku gjendet.