Home LAJME Nesër dihet vendimi për Shefqet Krasniqin

Paneli i gjykatësve në rastin e Shefqet Krasniqit, ka marr vendin që seanca gjyqësore e paraparë të mbahet sot, të shtyhet për ditën e nesërme. –

Seanca gjyqësore ndaj imamit të Xhamisë së Madhe në Prishtinë, Shefqet Krasniqi, është shtyrë për ditën e nesërme.

Këtë vendim e ka marrë trupi gjykues në Gjykatën Supreme, gjatë seancës së sotme.

Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i Hoxhë Krasniqit, Sevdali Zejnullahu, por nuk dha detaje, lidhur me arsyen e shtyrjes.

Ai gjithashtu ka shprehur shqetësim lidhur me procesin gjyqësor ndaj klientit të tij.

Krasniqi dyshohet për kryerjen e veprave penale, nxitjen e urrejtjes ndërfetare dhe për shpërlarje të parave.