Home LAJME Nëna vret tre fëmijët me aftësi të kufizuara

m3

Policia angleze arrestoi nën akuzën e vrasjes një grua 42 vjeçare, e cila gjatë natës së kaluar vrau tre fëmijët e saj në shtëpinë e tyre në Londër.

Gruaja vrau dy fëmijët binjakë me moshë 3 vjeçare dhe një vajzë 4 vjeç, që të tre me aftësi të kufizuara për shkak të një sëmundje genetike. Në momentin e ngjarjes së rëndë, babai i tyre ndodhej në Afrikën e Jugut për punë, i shoqëruar nga vajza e madhe 8 vjeç.

Gary Carence  me binjakët

Gary Carence me binjakët

Tania Clarence,  përfundoi në spital me plagë të lehta dhe menjëherë pas kësaj u arrestua, e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj.

Familja Clarence, me origjinë nga Afrika e Jugut ishte transferuar në një lagje të Londrës vetëm para një jave.