Home VIP Nëna humbet 63 kg pasi vogëlushja e saj e fyen në sy...

Kështu, nëna e katër fëmijëve, dikur 127 kilogramë, e kuptoi se pesha e saj kishte dalë jashtë kontrollit dhe filloi të urrente masën e madhe të rrobave.

Por kjo ndodhi vetëm pasi e vogla e saj pa dashje komentoi peshën e saj të madhe. Që nga ai moment, ajo vazhdoi duke menduar për shëndetin e saj dhe të humbte kilogramët e tepërt.

With the help of Cambridge Weight Plan, Gemma has lost ten stone and can now wear a dress size 10.

Me ndihmën e “Cambridge Weight Plan”, Gemma ka humbur 63 kilogramë dhe vesh rroba më elegante. Madje ajo është shprehur se ndihet një mami shumë ndryshe dhe që mund të shijojë më shumë daljet me shoqet e saj.

“Unë dhe Eva ishim te parukjerja vitin e kaluar, kur ajo pa të keq më tha se isha e shëndoshë, në sy të grave të tjera aty. Nëse nuk do isha e ulur dhe kokën plot me kapëse, do të kisha ikur nga aty me vrap”, tregon 36-vjeçarja.

“Në vend që të veproja ashtu, u tregova e qetë dhe e urtë teksa lotët më binin në fytyrë. Më erdhi shumë turp dhe Eva më pyeste se pse po qaja. Isha e mërzitur me veten time se pse dieta më kishte dalë kaq jashtë kontrollit”, shtoi ajo.