Home LAJME Nehat Mustafa paralajmëron kallëzim penal ndaj LDK-së

– “Është shpifje dhe gënjeshtër. As që kam qenë në oborrin e asaj shkolle e as që kam kaluar andejpari. Këtë ia kam thënë edhe z. Faik Grainca të LDK-së, nga i cili kërkova sqarim se ku e mbështesin një akuzë të tillë, kurse ai tha se nuk kanë ndonjë argument apo fakt, porse janë bazuar në një informacion të pakonfirmuar. Kjo është dëshmia më e mirë se LDK-ja ka filluar që tani ta krijojë alibinë për humbjen e thellë që do ta pësojë, prandaj po shpifin për të ‘arsyetuar’ këtë humbje. Por, për shkak të njollosjes që më kanë bërë publikisht me shpifje dhe të pavërteta, unë do të bëjë kallëzim penal kundër LDK në Ferizaj”, deklaroi në një konferencë për shtyp zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa. Ai e organizoi këtë konferencë për shtyp për të demantuar informatën e LDK-së sipas së cilës, “ai po qëndron në oborrin e shkollës “Gjon Serreçi” në Ferizaj dhe, në interferim me policinë, iu u bën presion votuesve”.