Home LAJME Në Turqi jetojnë mbi 500.000 refugjatë sirian

Numri i refugjatëve sirian në kampet e Turqisë u rrit mbi 200.000, ndërsa numri i përgjithshëm, së bashku me ata që jetojnë jashtë kampeve është më shumë se 500.00 persona.
Gazeta turke “Hyriet” publikoi se në disa qarqe turke sirianët e tejkalojnë numrin e popullatës lokale.
Ministria turke e Punëve të Jashtme kumtoi se shtetasit sirian janë vendosur në 20 kampe për refugjatë, ku ka 45.000 fëmijë dhe minorenë. Gjatë krizës në Siri në kampet turke për refugjatë kanë lindur mbi 5.600 fëmijë.
Për 2,5 vjet Turqia për refugjatët ka shpenzuar një miliard dollarë.