Home SPORT Në Shkup, sulmohen basketbollistët e Partizanit

Ndeshja e ABA ligës, në basketboll mes MZT Skopje dhe Partizanit të Beogradit kishte edhe çerekun e pestë. Sipas asaj që shkruan portal “mkd.mk”, pas mbylljes së ndeshjes një pjesë e fansave të MZT Skopje, të njohur me emrin Femili kanë sulmuar basketbollistët serb. Një pjesë e këtyre po sipas të njëjtit burim kanë këmbyer grushta në basketbollistët e Partizanit, ndërsa mysafirët nga Beogradi kanë patur fat, pasi asnjë nga ata nuk është lënduar nga karriket që kanë fluturuar në drejtim të tyre. Ndryshe MZT Skopje, këtë ndeshje e humbi në sulmin e fundit që kishte ekipi serb. Pikët e fundit për 70:69, i ka shënuar Terens Kinsi edhe atë me ngulitje. Pas shënimit të këtyre pikëve nuk kishte kohë për sulm të MZT-së, pasi deri në mbyllje të ndeshjes kishte mbetur vetëm 1 sekond lojë.
Foto: Ekipa.mk