Home LAJME Në Shkup mbledhje e Byrosë të Komitetit të përzier parlamentar RM-­BE

kuvend

Anëtarët e byrosë të Komitetit të përzier parlamentar, Republika e Maqedonisë dhe BE­ja sot do të takohen në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe sipas paralajmërimeve të bashkëkryesuesve Alojz Peterle dhe Kenan Hasipi do të bisedojnë për aktivitetet e ardhshme të këtij komiteti, por edhe për gjendjen aktuale në vend pas nënshkrimit të marrëveshjes së 15 korrikut për dalje të vendit nga kriza politike.

Së bashku me Peterlen në Shkup vijnë edhe bashkëkryesuesit e Komitetit, Sergej Stanishev dhe Angel Xhambaski. Përveç takimeve me bashkëkryesuesit nga ana e Maqedonisë deputeti Hasipi dhe zëvendës bashkëkryesuesi Artan Grubi dhe anëtarët e tjerë të Komitetit, eurodeputetët do të kenë takime edhe me liderët dhe përfaqësuesit e partive politike dhe të shoqërisë qytetare.

“Në këtë termin është dashur të mbajmë mbledhje të Komitetit të trembëdhjetë të përzier parlamentar, RM dhe BE, por për shkak të mungesës së deputetëve opozitarë është vendosur në këtë kohë të na vizitojë Byroja e KPP­së”, deklaroi deputeti Hasipi.

Sipas deputetit nga Parlamenti i Maqedonisë, vizita e Peterles në Maqedoni është shenjë e angazhimit të tij më të përforcuar që rekomandimet e KPP­së të balancohen.

Qëllimi përfundimtar është të kthehemi në agjendën e BE­së dhe jo vetëm të marrim raport pozitiv, por edhe datë për fillim të negociatave me BE­në, thotë Hasipi.

Peterle përkujtoi ai, javën e kaluar e ka përshëndetur marrëveshjen për dalje të vendit nga kriza politike. Eurodeputeti atëherë potencoi se marrëveshja është inkurajuese për perspektivën evropiane të vendit, duke e treguar përkushtimin e saj të tërësishëm dhe angazhimin për parimet demokratike.

Sipas Peterles i cili është ish kryeministër i Sllovenisë, marrëveshja për fund të krizës politike në Maqedoni do të mundësojë aktivizim të sërishëm në përbërje të plotë dhe të Komitetit të përzierë parlamentar , BE që do të vlejë për sigurimin e hapit të rëndësishëm përpara drejt përforcimit të dialogut me BE­në.

Njëri nga bashkëkryesuesit e Komitetit të përzier parlamentar RM-­BE Sergej Stanishev dje deklaroi se marrëveshja e re është hap i rëndësishëm për vendin në rrugën drejt BE­së dhe demonstron se partitë politike i kanë vendosur në vend të parë interesat e qytetarëve.

Ai ashtu siç citon në deklaratë për mediat bullgare pret që me kthimin e LSDM­së në Parlament në mënyrë të vërtetë të rikuperohet dialogu politik në vend. Mbledhja e trembëdhjetë e KPP­së RM dhe BE pritet të mbahet në tetor, pas shpalljes së raportit të KE­së.