Home SPORT Në Shkup do të luajnë dy ekipe me vlerë prej 7,27 miliardë...

133727546

Fituesi i Ligës së Evropës, Mançester Junajted sërish u kthye në krye e listës së klubeve më të pasura sipas biznes revistës “Forbs”. Spektatorët e Superkupës në fudboll, që luhet në gusht në Shkup, do të kenë mundësi të shohin ndeshje të dy ekipeve të cilat së bashku vlejnë 7,27 miliardë dollarë, gjegjësisht Junajted është vlerësuar me 3,69, ndërsa kampioni evropian Real i Madridit me 3,58 miliardë dollarë.

Mes tyre në vendin e dytë gjendet Barcelona me vlerë prej 3,64 miliardë dollarë.

Në listën e “Forbs”-it në TOP 10 janë edhe: Bajern Munih, Mançester Siti, Arsenal, Çelsi, Liverpul, Juventus dhe Totenhem.