Home LAJME Në rrethinën e Dibrës nga fillimi i vitit 60 zjarre

133739304

Njësia zjarrfikëse territoriale e Dibrës, e cila intervenon në komunat Dibër, Qendër Zhupa dhe Mavrovë Rostushë, respektivisht rajonin e Rekës, gjatë këtij viti ka intervenuar 25 herë më shumë se vitin paraprak.

Në këtë periudhë, sipas shefit të njësisë, Xhetan Miftarovski, edhe dëmi i shkaktuar material është më i madh.

“Në periudhën e kaluar të këtij viti kemi pasur 60 intervenime, prej tyre 53 janë zjarre, me ç’rast 27 janë në objekte, 24 hapësirë të hapur dhe dy të mjeteve në komunikacion”, tha Miftarovski.

Në kuadër të bashkëpunimit të mirë fqinjësor, e para së gjithash në aspektin human, tha ai, njësia zjarrfikëse dibrane intervenon edhe gjatë zjarreve në vendbanimet kufitare shqiptare