Home LAJME Në prill për 18,4 për qind është rritur numri i turistëve në...

133678958

Numri i turistëve në prill të këtij vitit në Maqedoni arrin 68.047, ndërsa i bujtjeve 140.081, që në krahasim me prillin e vitit të kaluar është rritje për 18,4 për qind, gjegjësisht për 18,6 për qind, njoftoi sot Enti Shtetëror për Statistikë.

Numri i turistëve vendor në prill të këtij vitit krahasuar me prillin e vitit të kaluar është rritur për 15,8 për qind, ndërsa i të huajve për 19,6 për qind. Te turistët vendor ka rritje për 15 për qind të numrit të bujtjeve, ndërsa të turistëve të huaj për 21,1 për qind. Më shumë turistë ka pasur nga Turqia, Greqia, Bullgaria, Serbia, shtetet aziatike, si dhe nga Gjermania, Kroacia, Kosova, Shqipëria…

Të dhënat statistikore tregojnë se në periudhën janar-prill të këtij vitit, në krahasim me periudhën e njëjtë nga vitit paraprak, numri i turistëve është rritur për 10,7 për qind. Te turistët vendor ka rritje për 9,4 për qind, ndërsa te të huajt për 11,4 për qind. Në periudhën janar-prill të këtij viti, në krahasim me periudhën e njëjtë nga viti paraprak, numri i bujtjeve është rritur për 9,8 për qind, ku te turistët vendor ka rritje për 3,4 për qind, ndërsa te të huaj për 14,6 për qind.