Home SPORT Në përballjen Shqipëri-Itali, Lorik Cana i jep lamtumirën Kombëtares

Kapiteni legjendar i Shqipërisë, do të largohet nga Kombëtarja me një ceremoni të posaçme.

Federata e Futbollit të Shqipërisë, ka njoftuar se do të organizojë një ceremoni speciale për t’i dhënë lamtumirën nga Kombëtarja, ish-kapitenit Lorik Cana.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF tregon se ngjarja do të mbahet më 9 tetor, pikërisht në ditën kur Shqipëria e pret Italinë në ndeshjen e fundit të kualifikimeve për Kampionatin Botëror, Rusi 2018.

Cana është larguar nga Kombëtarja kuqezi, me të përfunduar Kampionati Evropian i vitit të kaluar, ku Shqipëria për herë të parë ishte kualifikuar në një ngjarje kaq të madhe.

34-vjeçari ka debutuar me Shqipërinë në vitin 2003 në ndeshjen ndaj Zvicrës, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2004 dhe gjatë karrierës së tij ai ka zhvilluar gjithsejtë 93 paraqitje me Kombëtaren.