Home LIFESTYLE Në fokus: Shpenzimet në dasmat në Tetovë – VIDEO

Edhe përkundër krizës ekonomike, prapëseprapë dasmat janë ceremonitë tradicionale për shqiptarët, për të cilat nuk kursehet asgjë: gati të gjitha familjet futen edhe në borxhe të mëdha, vetëm e vetëm për të organizuar një dasmë tradicionale, por me rite të ndryshme, që kanë një kosto të lartë. Duhet bërë këso harxhimesh apo jo – përgjigjen ua sjellim gjatë minutave në vazhdim.

Llogaritet se një dasmë e zakonshme kushton jo më pak se 10 mijë euro, por një dasmë e një familjeje kurbetçinjsh shkon në gati 30 mijë euro. Paratë nuk kursehen pa çka se janë fituar me djersë: thonë – njeriu një herë lind e një herë, martohet…

Pronarë të dyqaneve dhe artarët theksojnë se këtë vit kriza ekonomike ka bërë që të ulet niveli i shitjes së teshave apo edhe i stolive.

Harxhime marramendëse, krejt njësoj për të manifestuar dashurinë ndaj bijve e bijave, apo për inat të komshinjëve….Paratë derdhen lumë dhe “dasma” e vërtetë në këtë periudhë është për pronarët e restoranteve, dyqaneve të veshjeve, sallonve të bukurisë… Po…njeriu një here lind, njëherë martohet. Kjo që shpenzojmë shumë, do thoni, varet nga xhepi i secilit./Tvart