Home LAJME Në 34 aksidente këtë fundjavë në Shkup, janë lënduar 29 persona

aksident

Në tre ditët e kaluara në rajonin e Shkupit në gjithsej 34 aksidente dy persona janë lënduar rëndë, ndërsa 27 janë lënduar lehtë.

Në nëntë aksidente janë shkaktuar dëme materiale.

Siç njofton SPB Shkup, gjatë fundjavës janë zbuluar numër i madh i kundërvajtjeve dhe janë sanksionuar 43 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar shpejtësinë e lëvizjes, 40 e kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, gjashtë shoferë kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, 59 për vozitje të automjeteve të tyre pas skadencës së patentës së shoferit ose pa patentë shoferi, si dhe 73 automjete të parkuara jo në rregull.

Policia ka sanksionuar edhe nëntë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë kalimit të shënuar për këmbësorë, gjegjësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, si dhe 26 shoferë të biçikletave me motor, mopedë dhe motoçikleta, të cilët gjatë ndarjes në rrugë nuk e kanë mbajtur helmetën në kokë.,

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 87 automjete.