Home LIFESTYLE Ndryshime në fronin mbretëror saudit

Djali i mbretit të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, u emërua si trashëgimtari i parë i fronit dhe kryeministër i Arabisë Saudite dhe nga këto funksione është shkarkuar Princi Mohammad bin Nayef, transmeton (AA).

Agjencia saudite e lajmeve SPA njoftoi se me vendim të gjykatës mbretërore saudite nga pozita e princit të parë, kryeministrit dhe ministrit të Brendshëm është shkarkuar Mohammad bin Nayef, dhe se në vend të tij është emëruar Mohammed bin Salman, i cili në të njëjtën kohë do të vazhdojë të mbajë edhe postin e deritanishëm të ministrit të Mbrojtjes.

Me vendimin e fundit është ndryshuar dhe neni 50 i Kushtetutës së Arabisë Saudite, ku në vend të dispozitave të deritanishme që mbreti të zgjidhet midis djemve të themeluesit dhe udhëheqësit Abdulaziz bin Abdurrahman bin Saud, qëndron se mbreti mund të zgjidhet midis djemve dhe nipërve të tij.

Bender bin Faysal bin Bender bin Abdulaziz u emërua si zëvendës këshilltar i inteligjencës, ndërsa emiri Faysal bin Sattam bin Abdulaziz Al Su’ud është ambasador i ri saudit në Itali, ndërsa emiri Halid bin Bender bin Sultan bin Abdulaziz, ambasador në Gjermani.