Home LAJME Ndihmoni shërimin e Rilindit

Rilind Ademaj, nëntëvjeçar ka dy muaj që është shtrirë në spital me nënën që nuk i ndahet për asnjë çast. Por nëntëvjeçari, i cili i është vëllai i vetëm i katër motrave, nuk mund të gjejë shërim në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ai po vuan nga një sëmundje e rëndë e mushkërive, ndërkaq zgjidhje për problemin e tij mund të gjejë vetëm jashtë shtetit. Këtë e kanë konstatuar edhe mjekët të cilët përkujdesen për të.

Për ta dërguar në shërim jashtë vendit, familjes i duhet që të paguaj prej 150 deri më 180 mijë euro dhe ata nuk kanë mundësi që ta përballojnë një gjë të tillë. Rilindi aktualisht po mbahet në jetë vetëm falë aparateve pasi që krizat kanë nisur t’i shpeshtohen.

Intervenimi emergjentë është më se i domosdoshëm andaj të gjithë ata që kanë mundësi mund të kontribuojnë në këtë xhirollogari: “Bajram Ademi” TEB Bank, 2013000079552065, ose përmes dërgimit të sms në 55049, 1 euro nga VALA.

Ose të paktën mund t’i bëni share faqes së tij në Facebook.

https://www.facebook.com/pages/Ta-ndihmojm%C3%AB-Rilind-Ademaj/1423284004552006