Home LAJME Mustafa dhe Zeka: Nuk jemi rrahur

Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka kanë demantuar shkrimet se gjoja ata janë përshirë në rrahje fizike.

“Këto propaganda burimin e kanë tek ata që gjatë gjithë kohës së fushatës kanë përdorur gjuhë denigruese, gjuhë të urrejtjes. Ne jemi bashkë dhe PDK do të fitojë në Gjilan me më së paku 3000 vota diferencë”, tha Mustafa.

Qemajl Mustafa dhe Izmi Zeka kanë dalë publikisht para teatrit të qytetit për të demantuar shkrimet e një portali se gjoja ata janë përleshur fizikisht.

“Këto burime vijnë nga ata rivalë që po qesin shkelmat e fundit, ende pa dhënë shpirt thotë populli”, ka ironizuar Mustafa, duke shtuar se gjithçka që është thënë rreth kësaj teme është propagandë dhe e thënë keq.