Home LAJME MSHM: U bëmë si Korea Veriore duke votuar Ali Ahmetin në Kongres...

Menjhëherë, pas Kongresit të BDI-së pakënaqësitë brendapartiake filluan tl shtohen. Alisetar Ramadani nga Mërgata Shqiptare për Maqedoni –MSHM e cila vepron në Zvicër, përmes një shkrimi, ka vlerësuar se BDI është e etur për pushtet, e jo për të bërë detyrën për të cilën e dha fjalën para zgjedhjeve, njofton Almakos.

“Kemi përshtypjen se shumë simpatizantë të këtij subjekti politik me të drejtë ndjehen të zhgënjyer ngase premtimet ishin tjera para zgjedhjeve! Kongresi i kësaj partie e bëri të qartë se në këtë parti mbretëron frika, dyshimi dhe ikja për të konkurruar, me një fjalë diktatura! 100% vetëm diktatori i Koresë veriore votohet, ne shqiptarët nëpërmjet përfaqësuesve të saj të cilët e morën besimin, u bashkuam me popullin Korean të Veriut duke i dhënë në Kongres 100% votat kryetarit të saj Ali Ahmetit! Dhe si rregull, pakënaqësitë do të reflektohen dita ditës kur niset të kuptohet “marrëveshja” për krijimin e qeverisë, ministritë, zv. ministritë, drejtoritë, dhe gjithçka që shkon me kulaçin qeveritarë!”, – thotë ndër të tjera Ramadani nga MSHM.
Ramadani tutje thekson , – “Sigurisht se ky subjekt politik si duket gjatë ka manipuluar me elektoratin, dhe ajo lojë do t’i kthehet kurdo kurdo bumerang! Sa të shkurta janë kënaqësitë e kësaj bote, disa njerëz ende nuk janë të vetëdijshëm! Kur turpi do ju del sheshit, dhimbja do jetë e madhe, dhe familjet e tyre brez pas brezi do të jenë të treguar me gisht si familje të njerëzve të korruptuar, si familje të njerëzve që rrëzuan për tokë dinjitetin dhe krenarinë kombëtare duke blerë vota, duke premtuar gjithçka por pa realizuar asgjë! Këta njerëz do të turpërojnë shumë gjenerata të cilat do të rrjedhin nga familja e tyre, por më së keqi do të pëson kombi sepse bënë çmos që të prodhojnë arsimtarë, profesorë, deri edhe akademik me diploma të blera! Nga këto njerëz kombi ynë do mbetet një kohë të gjatë SAKAT! Të nderuar, në vendet e civilizuara, nuk ka komb që shet dinjitetin dhe krenarinë për një mbushje telefoni, nuk ka komb që me dorën e vetë voton vetëvrasjen kolektive…kombet e civilizuara vdesin për dinjitet dhe krenari, atyre me asgjë dhe asnjëherë nuk mundesh t’ua blesh dinjitetin dhe krenarinë! Le të nisim të kthejmë krenarinë dhe dinjitetin të nderuar!”./Almakos