Home LAJME MPJ: Nuk ka shtetas të lënduar të Maqedonisë në sulmin e mbrëmshëm...

101268297

Nuk ka shtetas të lënduar të Maqedonisë në sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër në të cilën humbën jetën shtatë persona, ndërsa u lënduan 48 të tjerë, konfirmoi Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë.

MPJ e dënon sulmin e mbrëmshëm terrorist në Londër dhe informon se është në komunikim të vazhdueshëm me Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër,  e cila  ka  qenë në kontakt me Metropoliten Polis.

Për çështjet lidhur me sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë që momentalisht ndodhen në Londër, MPJ informoi se të interesuarit mund të drejtohen në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër dhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ambasada e Republikës së Maqedonisë në Londër.

Telefon kontakti: 00442079760535

Adresa elektronike e Ambasadës:

[email protected]к и [email protected] 

Ministria e Punëve të Jashtme

Person për të informuar publikun – Silvana Ivanovska

Telefoni kontakti: 00389 72 239052

Email:. Silvana.ivanovska @ Mfa.gov.mk