Home LIFESTYLE Mourinho: Chelsea im bënte lojë më cilësore se skuadra e Contes

Jose Mourinho thotë se skuadra e Chelseat që ai dikur e drejtonte ka qenë më ofensive se ekipi i Antonio Contes.

Strategu italian e fitoi titullin e Ligës Premier në sezonin e tij të parë te Blutë, ndërsa portugezi e kishte fituar për herë të fundit në vitin 2015 me të njëjtën skuadër.

Sipas Mourinhos, Chelsea që ai e drejtonte asokohe bënte lojë më ofensive edhe se Leicester City i Claudio Ranierit që u shpall kampion në vitin 2016, si dhe Blutë e drejtuar nga Conte që triumfuan në vitin 2017.

“Tre kampionët e fundit të Ligës Premier – Chelsea me Mourinhon, Leicesteri me Ranierin, Chelsea me Conten – cila nga këto skuadra ishte më ofensive?”.

“Kush bëri futboll më cilësor? Ishte skuadra ime. Por, këtë nuk e thotë askush”, ka deklaruar portugezi.

Ai tash është trajner i Manchester Unitedit dhe do të përpiqet ta rrëmbejë titullin gjatë edicionit 2017/2018.