Home LAJME Mot shumë i ngrohtë, mos dilni pa nevojë!

moti_2

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me vranësira të pakta. Do të fryjë erë mesatare veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 14 deri 21 gradë, ndërsa e ditës prej 34 deri 40 gradë.

Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të arrijë deri në 20 gradë, ndërsa e ditës deri 37 gradë Celsius.

Vazhdon perioudha e motit kryesisht stabil dhe shumë të ngrohtë. Prej të mërkurës deri të premten, në pjesët perëndimore të vendit do të shtohen kushtet për reshje të shkurtëra të shiut me bubullima. Temperaturat do të jenë për dy deri tre gradë më të ulëta se sot.