Home LAJME Mot me diell dhe shumë i ngrohtë

moti

Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, pasdite me vranësira të vogla deri mesatare, posaçërisht në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare veriore, UV indeksi do të jetë 9.

Temperatura do të lëvizë prej 30 deri në 40 gradë.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë deri 39 gradë. Vazhdon periudha e motit kryesisht stabil dhe shumë të ngrohtë.

Posaçërisht ngrohtë do të jetë nesër kur në disa vende temperatura ditore do të tejkalojë edhe 40 gradë Celsius.