Home LAJME Momenti kur kamioni hyri në tregun e Krishtlindjeve në Berlin (Video)

3b951db100000578-4059818-image-a-15-1482439318006_1482441774-6084664

Duke u përplasur me kamion drejt e në tregun e Krishtlindjeve të mbushur me blerës të lumtur, ky është momenti kur sulmuesi kreu sulmin terrorist në Berlin.

Pamjet e kapura nga një kamerë e vendosur në një veturë që po kalonte pranë tregut, shfaqin kamionin 25 tonë duke përshpejtuar drejt turmës që po qëndronin në stallat festive.

Momente më vonë dhjetëra njerëz shihen duke ikur për të shpëtuar përderisa kamioni hyn nëpër treg, duke lënë të vdekur 12 persona dhe duke plagosur 48 të tjerë. Shoferi polak i kamionit, Lukasz Urban, 37 vjeç, që ishte zënë në pritë disa orë më parë, besohet të ketë qenë ende gjallë në kohën kur u bë kjo video.