Home SPORT Mjeku që do ta operojë Neymarin: Riaftësimi pas operacionit, është nga dy...

neymar

Neymari mund të mungojë rreth tre muaj pas ndërhyrjes kirurgjike në këmbën e tij. Kështu ka lënë të kuptohet mjeku brazilian, Dr. Rodrigo Lasmar.

Sulmuesi i Paris Saint-Germainit u lëndua në ndeshjen e fundjavës së kaluar kundër Marseille duke pësuar ndrydhje dhe frakturë të ashtit të pestë metatarsal të këmbës së djathtë.

Pas spekulimeve që qarkulluan këto ditë në media, klubi francez konfirmoi se ai do t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjike.

Operacioni i futbollistit më të shtrenjtë në botë do të ndodhë të shtunën në Belo Horizonte në spitalin Marte Dei. Ndërhyrjen do ta udhëheqë Dr. Rodrigo Lasmar, i cili është prononcuar për këtë rast.