Home LAJME Mitrovicë, Kërstimir Pantiq sulmohet fizikisht

Persona të maskuar kanë sulmuar fizikisht kandidatin e Iniciativës Qytetare Serbe për kryetar të veriut të Mitrovicës, Kërstimir Pantiq. Mediat serbe thonë se Pantiq ka marrë lëndime në kokë dhe fytyrë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në veri të Mitrovicës. Kandidati për kryetar të veriut të Mitrovicës, Krstimir Pantiq, ka thënë se sulmi i mbrëmshëm kundër tij, ka pasur për qëllim ta likuidojë atë. Ai ka thënë se dëshiron të besojë se ky do të jetë sulmi i fundit i motivuar politikisht mbi serbët e Mitrovicës. Në një konferencë për gazetarë në Kuvendin e Serbisë, Pantiq ka thënë se nxitësit e sulmit janë partitë, të cilat kërkojnë bojkotimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë. Ai u ka bërë thirrje serbëve që nesër, në ditën e zgjedhjeve, të dëshmojnë besnikëri ndaj shtetit dhe Qeverisë së Serbisë dhe të sigurojnë formimin e Asociacionit të komunave serbe. Alsat-M