Home LAJME Ministria e Shëndetësisë, konkurs për 400 punëtorë

Ministria e Shëndetësisë shpalli konkurs për punësimin e 400 punëtorëve shëndetësor në institucionet shëndetësore publike. Kështu, do të punësohen 200 mjekë, kurse gjysma tjetër do të jetë infermierë dhe personel tjetër mjekësor. Ky është konkursi i dytë nga 800 vende pune të paralajmëruara nga qeveria në fillim të vitit .

“U dakorduam që 400 të parët të jenë në gjysmën e parë të vitit, kurse 400 të tjerë në gjysmën e dytë ose në fund të këtij viti. Tashmë janë shpallur konkurset për 400 vende pune në shëndetin publik, prej të cilëve gjysma janë mjekë, përkatësisht specialistë ose specializantë, kurse gjysma tjetër janë infermierë, teknikë mjekësor, mami dhe personel tjetër mjekësor. Me 400 punësimet e reja në spitale dhe qendra shëndetësore në vend brenda më pak se dy vjet, janë pranuar rreth 1.200 punëtorë shëndetësore, personel mjekësor, infermierë dhe higjenistë”, u shpreh Nikola Todorov, Ministër i Shëndetësisë.

Karakteristike për këto punësime është fakti se mjekët që do të pranohen, do të dërgohen për specializim jashtë vendit dhe do të kenë detyrim që më pas të kthehen në Maqedoni. Specializime do të ketë nga fusha e gjinekologjisë, kirurgjisë, anestezisë, mjekësisë interne, kardiologjisë. Personat që do të pranohen në punë do të shpërndahen në të gjithë vendin në objektet shëndetësore publike ku ka mungesë të kuadrit. Bojana Simonoviq