Home LAJME Ministri Neziri në Mal të Zi i prezantoi mundësitë investuese në Maqedoni

Ministri i Ekonomisë Bekim Neziri në konferencën “Ekonomia-bazë për bashkëpunim rajonal në Ballkanin Perëndimor”, i cili u mbajt në Budvë, Mali i Zi, i prezantoi volitshmëritë për investim në Maqedoni, si unike në rajon.

Në panel diskutimin ministror me temë “Prosperitet përmes bashkëpunimit – sfidat e bashkëpunimit rajonit të vendeve të Evropës Juglindore në rrugën e tyre drejt integrimit evropian, ministri Neziri theksoi se edhe krahas faktit që Maqedoni nuk ka dalje në det, megjithatë, është aktraktive për kompanitë e huaja, ndërsa çelësi për suksesin janë nëntë ZZHTI-të funksionale nga gjithsej 11 të planifikuara, në mbarë vendin, të cilat ofrojnë kushte shumë të volitshme për kompanitë.

“Tatimi i sheshtë të cilin e vendosëm dhe për momentin është një prej tatimeve më të ulta në rajon, si dhe volitshmëritë të cilat përfshijnë lirim tatimor të profitit për kryerje të plotë të punës në zonë, përjashtime të caktuara nga TVSH-ja për tregti në kuadër të zonës dhe për import në zonë, lirim tatimor nga fitimi personal për të punësuarit, si dhe volitshmëritë doganore dhe shpenzimet e përjashtuara për punimet ndërtimore dhe forma të tjera, pa arsye për interesim të kompanive të mëdha për investim në këto zona”, tha Neziri.

Në kontekst të kësaj, ministri Neziri para kolegëve të pranishëm nga rajoni i prezantoi përfitimet për ekonominë në Maqedoni pas hapjes së këtyre zonave, me ç’rast krahas disa mijë vendeve të sapohapura të punës, ai theksoi se eksporti nga zonat ka tejkaluar 750 milionë euro në vit, ndërsa deri në fund të vitit 2014 pritet të arrijë vlerë prej mbi një miliardë euro.

Duke i prezantuar projektet kyçe elektroenergjetike interkonektive dhe ato nga infrastruktura transportuese, ministri Neziri apeloi për koordinim më të madh midis shteteve në rajon, në realizimin e projekteve të cilat janë nga interesi rajonal, siç janë lidhja energjetike, autostradat dhe hekurudhat.

Kryetari i Këshillit gjerman për investime për Evropën Lindore, Erhard Kordes theksoi se kompanitë gjermane janë partnerë të fuqishëm dhe punëdhënës të mëdhenj në ballkan, por, megjithatë, papunësia në rajon ende paraqet problem i mad për të cilin duhet të gjehet zgjidhje.

“Të rinjtë nga Ballkani kanë inteligjencë të njejtë si të rinjtë nga Gjermania, por kapaciteti i tyre nuk është shfrytëzuar dhe në këtë duhet të punohet më intensivisht. Do të doja të theksojë se një prej mënyrave është me aplikim më aktiv për fondet evropiane, të cilat munden shumë më mirë të shfrytëzohen përmes projekteve ndërkufitare”, theksoi Kordes.

Gjatë panel diskutimit në të cilin morën pjesë ministrat nga rajoni, në kompetencë të së cilës janë ekonomia dhe zhvillimi ekonomik, nga ana e përfaqësuesve të Gjermanisë dhe Bashkimit Evropian është konfirmuar perspektiva evropiane e të gjithë shteteve në rajon.