Home LAJME Ministri Miniti konfirmoi se në Milano është vrarë sulmuesi nga Berlini

133499052

Ministri italian i Punëve të Brendshme Domeniko (Marko) Miniti konfirmoi se sulmuesi i dyshuar i sulmit në tregun e Krishtlindjes në Berlin, Anis Amri është vrarë gjatë natës së kaluar nga policia në Milano, njoftoi DPA.

Nuk ka dyshime se Amri është vrarë theksoi Miniti në konferencën e sotme të jashtëzakonshme.

Identiteti i 24-vjeçarit tunizian u konfirmua sipas shenjave të gishtërinjve, njoftoi burimi policor italian.

Sipas informacioneve,ka qënë një kontroll normal rrugor rreth orës 03.00 të mëngjesit, kur Anis Amri ka qëlluar një nga agjentët me pistoletë dhe ata i janë përgjigjur me armë, duke e lënë të vdekur.

Sipas policisë, Amri ka qenë duke ecur në rrugë kur ka kaluar patrulla e policisë dhe i ka kërkuar dokumentet e identifikimit. Por në vend të tyre, Amri ka nxjerrë një pistoletë duke plagosur në shpatull një prej agjentëve të policisë, shkruan agjencia italiane e lajmeve Ansa.

Paraprakisht, policia italian ka qenë e informuar se  është e mundur që i dyshuari Amri të ndodhet në rajon.

Para se të vijë në Gjermani, gjatë vitit të kaluar Amri pas largimit nga Tunizia disa vite ka jetuar në Itali.