Home LAJME Milloshovski: Është vendosur një bombë në shtëpinë e babait tim

antonio-milososki-2

Deputetit i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski në rrjetin social Facebook ka denoncuar se është vendosur një bombë në shtëpinë e babait të tij.

“Pas zgejdhjeve, nëntoka kriminele-politike e cila inspirohet nga “bombat e mandatarit për Jetë”, filloi të vendosë bomba të vërteta me kërcënim për jetë.Dje në fshatin Izhishte, rreth orës 22:00 ekipe të MPB-së nga Makedonski Brod, Prilep dhe antiterorizëm nga Shkupi me sukses kanë demontuar bombën në pjesën e pasme të shtëpisë së babait tim, e vendosur në mënyrë qyqare me qëllim që t’i vras ose lëndoj prindërit e mi. Kanë pasur fat që nuk e kanë hapur derën me forcë, ndërsa pasi që e ka parë se për çfarë bëhet fjalë, e ka denoncuar rastin.

Pres që organet kompetente të kapin autorët. Kërcënimin ndaj babait tim e vlerësoj si kërcënim indirekt dhe presion ndaj meje, e lidhur me aktivitetin tim politik. Por nuk ka dorëheqje. Lufta për demokraci, me fjalime, me qëndrime dhe patriotizëm për vendin do të vazhdoj me intensitet të njëjtë! Ndërsa për nëntokën kriminale-politike, një mesazh, mos u bëni frikacak, leni të qetë familjet tona”, ka shkruar Milloshoski i VMRO-së.