Home SPORT Milani ofertë zyrtare kroatit

foto (2)

Milani ofron 7 milionë euro për Marcelo Brozoviç por Dinamo Zagreb, për momentin, ka thënë jo. Lajmi jepet nga “TuttoSport”. Kuqezintë duhet të ndërpresin huazimin e Marco Van Ginkel që mund të rikthehet te Chelsea dhe më pas duhet edhe një sforco e vogël ekonomike për të bindur klubin kroat.

Për Brozoviç interesohen edhe Arsenal e Everton, por kërkesa e Dinamo Zabreg është 10 milionë euro, ndërkohë që vetë futbollisti i ka thënë po transferimit te Milani.