Home LAJME Mijallkov: Sheqerinska gënjen

Në një reagim me shkrim drejtori i agjencisë së zbulimit dhe kundërzbulimit, Sasho Mijallkov pretendimet e Sheqerinskës i ka quajtur trillime dhe gënjeshtra të pastra. Mijallkov ka kërkuar nga Sheqerinska që nëse posedon qoftë edhe një dëshmi për gjoja pasurimin e tij të paligjshëm, qysh nesër ti paraqes para prokurorit publik apo drejtorisë së të ardhurave publike. Kreu i DSK-së ka thënë se prej se ka filluar të merret me biznes para 20 viteve as edhe njëherë nuk është përballur me ndonjë akuzë penale apo kundërvajtëse andaj akuzat e Sheqerinskës i ka krahasuar me ato të Lube Boshkovskit i cili kishte ngritur akuza të pabaza kundër tij.