Home LIFESTYLE Miami Heat e pensionon fanellën e Shaquille O’Neal

Miami Heat e pensionoi numrin 32 i cili u bart nga qendra e mirënjohur Shaquille O’Neal.

Fanella me numrin 32, është ngritur në sallën “American Airlines Arena” të Miamit dje në ndeshjen kundër Los Angeles Lakers.

Numri 32 nuk do të përdoret më, derisa Shaq gjatë viteve që ishte pjesë e Heatit, është bërë kampion një herë dhe është zgjedhur 3 herë “All-Star”.

Vlen të theksohet se ish-basketbollisti është shpallur kampion i NBA-s me skuadrën kaliforniane në vitin 2006.