Home LAJME Mësuesja vrau burrin e djalin dhe ra në shtrat me trupat e...

1255-614x358

Një mësuese, Erin Agren, vrau burrin e saj,Michael, dhe djalin e saj foshnje, Miles, dhe mbeti e shtrir bashkë me trupat e tyre për dy ditë pas një përpjekje të dështuar për të vrarë edhe veten, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte shtënë në burrin dhe djalin e saj 17 – muajsh në shtëpinë e tyre në Uashington. Pasi vrau ata, ajo i ktheu armën vetës por arriti të qëlloet vetëm në shpatull.

43-vjeçarja bashkë me kufomat e dy familjarëve të saj u gjet nga një agjent i shitjes së pronave, i cili kishte shkuar aty për një takim të lënë paraprakisht për shitje të shtëpisë.

Ai i gjeti ata të shtrirë pranë njëri – tjetrit.

Policia tha se nëna, e cila kreu vrasjen vuan nga shëndeti mendor, duke përfshirë edhe paranojat. Agren, një mësuese me profesion është duke u trajtuar në spital për plagët e shkaktuara vetë në trupin e saj nga arma e zjarrit. Ajo tani përballet me dy akuza për vrasje të shkallës së parë.