Home SPORT Messi rinovon me Barcelonën deri në vitin 2021 (VIDEO)

lionel-messi-barcelona-champions-league_u70vii1t5ylm1g06ygr6anw6q

Lionel Messi ka rënë dakord të nënshkruaj kontratë të re te Barcelona duke vazhduar qëndrimin deri në vitin 2021.

Klubi katalanas zyrtarizoi akordin për rinovimin e kontratës të yllit argjentinas, e cila do të firmoset kur Messi të kthehet nga pushimet. Edhe pse klubi nuk ka dhënë shifra, sipas mediave spanjolle klauzola për zgjidhjen e njëanshme të kontratës është rritur në shifrën e 300 milionë Eurove, 100 më shumë nga sa parashikohej në kontratën e fundit.

30 vjeçari ka shpenzuar të gjithë karrierën e tij te Barcelona ku debutoi në vitin 2004. Fituesi i pesëfishtë i Topit të Artë ka fituar tetë herë titullin në La Liga, katër herë titullin në Ligë të Kampionëve dhe në përgjithësi 29 trofe.