Home LIFESTYLE Merkel gjuhet me domate në një tubim – VIDEO

Kryetarja e Partisë Kristiandemokratike (CDU) dhe kancelare gjermane, Angela Merkel, u sulmua me domate gjatë një mitingu.
Merkel gjatë pjesëmarrjes në një miting të mbajtur nga partia e saj në Heidelberg për zgjedhjet që do të zhvillohen më 24 shtator në Gjermani është qëlluar me domate. Bëhet e ditur se me njërën domate është qëlluar në pjesën anësore të xhaketës me ngjyrë të kuqe të Merkelit, ndërsa tjetra nuk e ka goditur.
Nga goditjet me domate theksohet se Merkel nuk ka ndaluar programin e saj dhe ka vazhduar të qëndrojë në podium në mënyrë të qetë bashkë me deputetët.
Ndërsa policia ka njoftuar se domatet janë hedhur nga drejtime dhe persona të ndryshëm dhe se janë duke vazhduar procedurat për identifikimin e personave që kanë qëlluar.
Gjithashtu policia ka theksuar se ka nisur një hetim për ngjarjen për tentativë të plagosjes së personit dhe dëmtim të sendeve.
Gjatë mitingut një grup mbështetës të partisë së djathtë ekstreme, kanë protestuar kundër Merkelit duke brohoritur me shprehjet “shporru”, “tradhtare e atdheut”, “gënjeshtare”.
Ndër të tjera bëhet e ditur se afërsisht 3 mijë persona kanë qenë të pranishëm në miting për të dëgjuar kryetaren e përgjithshme të CDU-së.