Home LAJME Menduh Thaçi fushatat i bën me ‘La Ilaha illAllah’, ndërkohë rrotullon një...

Shumë fushata zgjedhore lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi përveç shqiptarizmës ajo që përmend vazhdimisht është edhe feja Islame. Madje, Thaçi në një fushatë zgjedhore mes Shkupit kishte deklaruar se ky qytet ishte një vend mysliman, duke thënë “Allahu ekber la ilaha illallah”.

Edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare Menduh Thaçi, shumë herë ka përmendur fenë islame, madje duke kërkuar edhe mbi 300 mijë vota shqiptare e myslimane (këtë e ka thënë në zgjedhjet e fundit parlamentare në Studeniçan të Shkupit), siç preferon të thotë ai, e që do mund t’i shikoni në videotot e mëposhtme, raporton portali Almakos.

Që të sqarohemi, gjithsecili ka bindjet e veta individuale, e se çfarë pi, është krejt një çështje personale që më së paku mund të ndëhyjë ose komentojë diksuh. Por që, kur bëhet fjala për persona publik, ne si media vetëm e kemi për detyrë të publikojmë ato që dekalrojnë, dhe atë që bëjnë.

Në këtë rast kur jemi këtu, del shumë e vërtetë fjala e urtë shqiptare, – “Nga e thëna në të bërë, në mes ka një det të tërë’. Kjo thënie, vlen edhe për Thaçin. Pasi që lideri i PDSH-së, Thaçi edhe pse gojën plotë në fushata me myslimanizëm, në realitet duket shumë i hapur, me ç’rast nuk i vjen rëndë të rrotulloj ndonjë ‘Skopso Pivo’. Gjë që e ka bërë ditë më parë në qytetin e Strugës, ku është shoqëruar me Dilaver Bojku – Leku./Almakos

Shikoni fotot që janë realizuar me Forumin Rinor të PDSH-së në Strugë në lokalin e Dilaver Bojku – Leku, ku Menduhi shihet me birrë ‘Skopsko’:

Shikoni videot ku Menduhi flet fuqishëm për Islam: