Home LAJME Mej është e gatshme për braktisjen e BE-së pa marrëveshje për Bregzitin

Theresa May

Kryeministrja britanike Tereza Mej deklaroi se është e gatshme të heq dorë nga negociatat me Bashkimin Evropian për Bregzit nëse marrëveshja nuk është mjaftueshëm e mirë.

“Do të jemi atje që të negociojmë për marrëveshje të vërtetë, por megjithatë vlerësojë se mosarritja e marrëveshjes, është më e mirë se marrëveshje e keqe. Duhet të jemi të gatshëm të heqim dorë”, deklaroi ajo për Skaj Njuz.

Nga ana tjetër lideri i partisë opozitare Laburiste, Xheremi Korbin deklaroi se mund të sigurojë marrëveshje për Bregzit me BE-në nëse fiton në zgjedhje.

Në Britani gjatë javës së ardhshme mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, ndërsa anketat më të reja tregojnë se përparësia e Mejit ndaj laburistëve është ulur për gjashtë për qind.