Home LAJME Mediat Serbe: Rama, i pasigurtë në Beograd, do mbajë antiplumb edhe në...

E përditshmja serbe Kurir ve sërish Kryeministrin shqiptar Edi Rama në titullin kryesor të numrit të sotëm. Në titull shkruhet “Paranoja: Rama kishte frikë se mos vritej në Serbi”. Kurir shkruan se Kryeministri shqiptar mbante veshur një antiplumb gjatë vizitës së parë më 10 Nëntor në Beograd.

Artikulli hedh dyshime se Edi Rama do të mbajë antiplumb edhe gjatë vizitës së tij të dytë në Beograd për këtë vit, më 16 Dhjetor.

Rama merr pjesë në samitin me Kinën ku marrin pjesë 16 udhëheqës shtetesh nga Europa Qëndrore dhe Lindore. Samiti Ekonomik organizohet nga Kryeministri serb Aleksandar Vuçiç në bashkëpunim me homologun kinez Li Keqijang.

Sipas Kurir, më 10 Nëntor, Rama e mbante antiplumbin pavarësisht masave të larta të sigurisë, ku u angazhuan mbi 5 mijë forca policie. Edhe tani siguria e samitit do të garantohet nga 10 mijë policë, Kurir shkruan se Rama nuk ndihet i sigurt për jetën e tij dhe do t’a veshë atë sërish.